Pas aksidentit në Prizren, Mustafa apelon për forcimin e sigurisë në trafik

Kreu i LDK-së ngushëllon familjen Sope

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, i ka shprehur ngushëllime familjes Sope nga Zhuri pas aksidentit të djeshëm të komunikacionit, në të cilin humbën jetën tre anëtarë të një familjeje.

“Kjo tragjedi është edhe një vërejtje se duhet të forcohet siguria në trafik, për të parandaluar rreziqet me fatalitet për njerëzit dhe familjet tona”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

Në emrin e tij dhe të partisë që drejton Isa Mustafa i ka shprehur ngushëllime familjes nga Zhuri i Prizrenit.

Rtv21.tv raportoi dje se babai me dy djemtë e tij kanë humbur jetën nga një aksident që ka ndodhur në rrugën Prizren-Zhur. Në këtë aksident u përfshi një veturë, në të cilën gjendeshin viktimat dhe një kamion për pastrimin e borës./21Media

Back to top button