Pas aksionit të Policisë në Shtërpcë, reagon Lista Serbe

Pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës kundër strukturave ilegale në Shtërpcë ka reaguar Lista Serbe.
Aksionin Lista Serbe e ka quajtur politik dhe kjo sepse sot ka qëlluar të jetë një festë në Shtërpcë. Lista Serbe, ka kërkuar reagimin e institucioneve ndërkombëtare duke pretenduar se serbët po tentojnë t’i largojnë nga Kosova.
“Fakti që aksioni është ndërmarrë gjatë një feste të madhe, Shën Gjoni, konfirmon se është veprim puro politik i institucioneve të Kosovës i drejtuar kundër popullatës serbe në komunën e Shtërpcës”, thuhet ndër tjera në reagimin e Listës Serbe.
Sipas tyre, aksione të tilla po merren gjithmonë në festa ose ngjarje të veçanta për serbët, ndërsaq ka kërcënuar me kundërpërgjigje.
“Lista Serbe, përveçse dënon gjithçka që po ndodh sot në Shtërpcë, kërkon që menjëherë të ndalen ngacmimet ndaj serbëve në Kosovë sepse serbët do të detyrohen të përdorin të gjitha mjetet për t’iu kundërvënë këtij lloj mashtrimi të popullit tonë”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe të bërë në Facebook./21Media

Back to top button