Përfundon aksioni policor në Shtërpcë
Aksioni i sotëm policor në katër lokacione në komunë të Shtërpcës tashmë ka përfunduar. Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Prokuroria Themelore Ferizajt.
“Ju njoftjmë se aksioni i realizuar sot në Shtërpcë, ka përfunduar.”, thuhet në pergjigjen e Prokurorisë Themelore të Ferizajt.
Lokacionet ku është zhvilluar aksioni janë tek objekti i strukturave paralele, në një shkollë në këtë komunë, një pikë postare dhe në objektin e radio Herc.
Gjatë aksionit të sotëm për largim të kamerave të sigurisë të strukturave ilegale janë sekuestruar edhe pajisje, material e dokumentacione./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?