Pas arrestimit, Manchester United pezullon Mason Greenwood

Policia britanike sot njoftoi se ka arrestuar lojtaritn e Manchester United, Mason Greenwood i dyshuar për përdhunim.
Pas këtij rasti, Manchester United njoftoi se Mason Greenwood nuk do të stërvitet apo të luajë deri në njoftimin e mëtejshëm pasi të jenë publikuar akuzat kundër tij.
“Mason Greenwood nuk do të stërvitet apo të luajë lojëra deri në një njoftim tjetër”, tha United në një deklaratë.
Greenwood ka shënuar gjashtë gola dhe ka regjistruar dy asistime në 24 ndeshje në të gjitha garat për United këtë sezon./21Media

Back to top button