Pas betejës me kancerin, vdiq legjenda e Skocisë

Portieri legjendar i Rangers, Andy Goram ka vdekur në moshën 58-vjeçare pas një beteje të shkurtër me kancerin.
Goram ka bërë 260 paraqitje për Rangers ndërmjet viteve 1991 dhe 1998 dhe ka fituar pesë tituj të ligës, tri Kupa Skoceze dhe dy Kupa të Ligës.
Ish-portieri i Oldham Athleticut dhe Hibernian ka fituar 43 ndeshje për Skocinë dhe ka qenë portieri i parë për Kampionatin Evropian “Euro 92” dhe atë “Euro 96” në Suedi dhe Angli respektivisht.
“Klubi i Futbollit Rangers sot me pikëllim të thellë njofton vdekjen e portierit tonë legjendar, Andy Goram, pas një beteje të shkurtër me kancerin. Mendimet e drejtorëve, drejtuesve, lojtarëve dhe stafit janë sot me familjen e Andyt dhe do të kërkonin që privatësia e tyre të respektohet në këtë kohë të trishtuar. Detajet e funeralit do të komunikohen në kohën e duhur”, është bërë e ditur në deklaratë.

Back to top button