Pas bombardimeve ruse në Ukrainë mblidhen liderët e grupit G7

Udhëheqësit e grupit G7 të ekonomive të përparuara do të takohen gjatë drekës sot për të diskutuar breshërinë e sulmeve të së hënës në qytetet ukrainase.
Gjatë thirrjes së sotme, liderët duke përfshirë presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss pritet të ritheksojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën në përpjekjet e saj të luftës, transmeton rtv21.tv.
Pritet që të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky./21Media

Back to top button