Liga e Kampionëve zhvillon sot rrethin e katërt të fazës së grupeve

Liga e Kampionëve vazhdon edhe këtë javë, për të përfunduar rrethin e katërt të fazës së grupeve.
Sonte nga ora 18:45 zhvillohen dy përballje, kurse dy të tjera do luhen nga orari 21:00.
Manchester City do të jetë mysafir i Copenhagen, ndërsa Juventusi i shkon Maccabi Haifas.
Ndeshja më interesante e ditës së sotme është ajo në mes të Milanit dhe Chelseat, që nisë nga ora 21:00 në “San Siro”.
Real Madridi është mysafir i Shakhtar Donetskut, ndërsa Paris Saint-Germain e pret Benfican në “Parkun e Princave”.
Dortmundi e mirëpret Sevillën, Dinamo Zagreb takohet me RB Salzburgun, ndërsa Celtic përballet me RB Leipzigun.

Back to top button