Pas dorëheqjes së Ajetit reagon Bulliqi

Kryetari i  Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pas dorëheqjes së kryetarit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Bajram Ajeti.
Bulliqi ka falënderuar Ajetin për kontributin e tij disa vjeçar.
“Me Bajramin në krye të Qendrës sonë për disa vite, ne si subjekt politik kemi korrur suksese të jashtëzakonshme në secilin proces zgjedhor. Unë sot shpreh falënderim të pafund për gjithë kontributin e tij dhe angazhimin e madh për rritjen dhe zgjerimin e organizatës sonë”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Përmes një postimi në Facebook, Ajeti ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Qendrës për t’a lënë në duar të brezit të ri./21Media

Back to top button