Pas Duas, edhe Demi u del kundër deklaratave të reperit DaBaby

Reperi amerikan, DaBaby së fundmi bëri një deklaratë të çuditshme gjatë një koncerti në Miami, ku iu drejtua turmës me fjalët “qëndroni larg atyre që janë HIV pozitiv dhe atyre që janë homoseksual”, tutje ai shtoi se HIV j’u bënë të vdisni brenda 2-3 jave.
Pas këtyre fjalëve, reperi u ndesh me mijëra kritika, komente me mesazh ofendues, e nuk munguan reagimet nga artistë të ndryshëm, ndër ta Dua Lipa dhe së fundmi, Demi Lovato.
“Jam e shokuar nga këto komente, duhet të bëhemi bashkë të luftojmë injorancën rreth sëmundjes HIV/AIDS”, shkroi Dua.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Lovatos.
“HIV nuk është një sëmundje e homoseksualëve”, shkroi Lovato.
Ky mesazh u konsiderua përçmues edhe nga dëgjuesit e muzikës së reperit, të cilët përmes Twitter dhe Instagram, shtuan se kjo nuk është aspak e hijshme nga ai.
Mirëpo, reperi pak orë më vonë kërkoi falje për fjalët e tij.
“Gjithësecili nga ju që është prekur nga AIDS/HIV, kanë të drejt të jenë të shqetësuar, por ajo çfarë unë thashë nuk ishte e qëllimshme dhe nuk doja të ofendoja askënd, pranoni kërkim faljen time”, tha DaBaby në Tëitter./21Media

Back to top button