Pas dy ditësh të lënduarit kthehen në Maqedoni, tregon Filipçe dhe Osmani

Pas dy ditësh pritet që të lënduarit në tragjedinë në Bullgari të kthehen në Maqedoninë e Veriut për kurim të mëtutjeshëm, kanë bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani para mediave bullgare.
Filipçe ka siguruar se pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Ne kemi vizatuar të 7 pacientët e lënduar dhe që janë në spital dhe të gjithë janë në gjendje stabile, gjegjësisht askush nuk është në rrezik për jetë. Bëhet fjalë për lëndime të lehta, thyerje që janë të sanuara dhe trajtuara shkëlqyeshëm nga kolegët tanë për çfarë dua të shpreh falënderime”, tha Filipçe, transmeton TV21.
Ka shtuar se pas stabilizimit të gjendjes, presin që të njëjtit t’i marrin për kurim të mëtutjeshëm në vend. Ndërkaq ministri Osmani ka bërë të ditur se kjo pritet të ndodh pas dy ditësh.
“Kishte reagim të shpejtë nga autoritetet shëndetësore në Bullgari. Kemi parë se të gjithë janë në përkujdesje dhe është dhëna ndihma e nevojshme presim që të qëndrojnë një ditë apo dy dhe të kthehen në vend”, tha Osmani, transmeton TV21.
Sot në Bullgari është rrokullisur dhe ka marrë flakë një autobus nga Shkupi. Shumica e udhëtarëve kanë qenë nga Maqedonia e Veriut, një nga Serbia-Presheva dhe një nga Belgjika.
Në këtë aksident kanë vdekur 46 persona, prej të cilëve 12 fëmijë dhe 7 persona të tjerë janë lënduar, mes të cilëve edhe një 7-vjeçare./TV21

Back to top button