Annella publikon këngën e parë në gjuhën shqipe

Këngëtarja shqiptare, Annella e cila jeton e vepron në Danimarkë, ka publikuar projektin e parë në gjuhën shqipe, “Je vetëm ti” të realixuar me videoklip.
Annella ka publikuar ndër vjet edhe të tjera projekte muzikore si “Trouble”, “Perfume”, “Bass me baby” etj.
Për “Je vetëm ti”, është përkujdesur deri në detajin e fundit, ku si përfundim ka bërë një paraqitje shumë më ndryshe.
Kjo këngë ishte paralajmëruar ditë më parë nga artistja, ndërkaq nuk kanë munguar komentet pozitive që e kanë vlerësuar lartë punën e artistës shqiptare./21Media

Back to top button