Pas dy muajsh sot asnjë rast i vdekjes nga Covid-19
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 30 raste të reja me COVID-19, nga 2 mijë e 347 testime të kryera.
Fatmirësisht asnjë qytetarë nuk ka humbur jetën nga virusi gjatë këtyre orëve. Ndërsa janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155 mijë e 671.
Në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 1 mijë e 676.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 101 mijë e 736 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 407 mijë e 966 doza të vaksinës.
Deri më sot 588 mijë e 481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media