Pas dy vitesh rikthehet darka e shtypit e Shtëpisë së Bardhë

Presidenti amerikan, Joe Biden ka rifilluar traditën e të folurit në darkën vjetore të korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë pas një ndërprerjeje presidenciale gjashtë vjeçare.
Ai është lideri i parë që foli në këtë event, ku presidenti përballet me tallje miqësore para një auditori gazetarësh, që nga viti 2016.
Ai u anulua për dy vjet për shkak të pandemisë dhe u bojkotua nga Donald Trump kur ishte në detyrë.
Komediani dhe drejtuesi i The Daily Show, Trevor Noah, kryesoi ngjarjen.
Personat e famshëm iu bashkuan gazetarëve të njohur dhe zyrtarëve të lartë amerikanë për gala, traditë kjo që daton që nga viti 1921.
Kim Kardashian, Pete Davidson, Drew Barrymore dhe Chris Tucker ishin ndër të ftuarit e famshëm, shkruan BBC.
Biden iu drejtua audiencës duke u mburrur se ai është presidenti i parë që merr pjesë në këtë ngjarje që nga viti 2016, duke hedhur kunja për Donald Trump.
“Kjo është hera e parë që një president merr pjesë në këtë darkë në gjashtë vjet. Është e kuptueshme, ne patëm një pandemi të tmerrshme të ndjekur nga dy vjet Covid”, tha ai./21Media



Back to top button