Pas identifikimit të rasteve me Omicron në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë del me apel për qytetarët

 
Pas identifikimit të nëntë rasteve me variantin Omicron të koronavirusit në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë(MSh) ka dal me një apel për qytetarët.
MSh ka njoftuar se imuniteti i krijuar nga infektimi me COVID-19 mund të mos jetë i mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga ri-infektimi, prandaj MSh ka theksuar se vaksinimi mbetet mënyra më efektive për t’u mbrojtur nga COVID-19.
“MSh u bënë thirrje që t’i zbatoni masat në fuqi dhe të të vaksinoheni. Inkurajoni edhe të tjerët për vaksinim të plotë. Kosova disponon me vaksina të miratuara për përdorim nga trupat më relevant botërorë. Vaksinimi mund të bëhet kurdo, pa termin, pavarësisht vendbanimit e shtetësisë”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publik ka bërë të ditur se dje në laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare, janë testuar 22 mostra pozitive në SARS-CoV-2, të periudhës kohore 15-25 dhjetor 2021, prej të cilave, 9 prej tyre kanë rezultuar pozitive në prani të variantit Omicron (B.1.1.529)./21Media

Back to top button