Pas incidentit gjatë xhirimit të “Rust, Baldwin: Më mbajti gjallë familja

Alec Baldwin falënderoi familjen që “e mbajti gjallë vitin e kaluar” pas aksidentit me fatalitet gjatë xhirimeve të “Rust”, në tetor të vitit 2021.
64 vjeçari i cili mirëpriti fëmijën e shtatë me gruan e tij, Hilaria javën e kaluar, i teti për Baldwin, pasi ai ka një vajzë nga martesa e mëparshme, foli për tragjedinë përmes një postimi në Instagram.
“Zemra ime ka qenë e thyer mijëra herë vitin e kaluar. Dhe, gjërat në jetën time mund të mos jenë asnjëherë më si më parë. Shumë ndryshime po vijnë. Por, familja ime më ka mbajtur gjallë. Janë arsyeja pse jetoj”, shkroi aktori.
Alec mund të përballet me gjyq për vrasje nga pakujdesia.
Halyna Hutchins u vra aksidentalisht gjatë xhirimeve të filmit “Rust”./21Media

Back to top button