Hailey Bieber flet për herë të parë lidhur me spekulimet se “ia vodhi” të dashurin Selena Gomezit

Hailey Bieber pretendon se ka një të vërtetë prapa asaj se si u njoftuan ajo dhe bashkëshorti i saj, ylli i popit, Justin Bieber – dhe sipas saj, në këtë nuk përfshihet Selena Gomez.
Modelja foli për podcast-in “Call her Daddy” këtë javë dhe iu adresua spekulimeve se ajo “ia vodhi” Justinin, Selenës.
“A ishe bashkë me Justin në të njëjtën kohë kur ishte edhe Selena Gomez?”, i parashtrohet pyetja asaj.
“Kjo është çmenduri. Kurrë nuk kam folur për këtë.. këtu ka një të vërtetë”, thotë Hailey.
25 vjeçarja asnjëherë nuk ka diskutuar publikisht në lidhje me “dramën” përreth saj, por ajo më në fund foli se si ka ndikuar “urrejta” që mori në jetën e saj, për shkak të romancës që bashkëshorti i saj kishte me Gomez, dikur.
Hailey mori qindra komente fyese pasi fansat pretendonin se ajo ‘shkatërroi’ lidhjen mes Justin dhe Selena.
Në prill ajo iu drejtua ndjekësve në TikTok me një videomesazh.
“Po shikoj punën time. Nuk po bëj asgjë. Nuk po them asgjë. Më lini rehat, ju lutem”, kishe thënë Hailey në videomesazh./21Media

Back to top button