Pas Kiana Kryeziut edhe Albin Tahiri do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike

Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu do ta përfaqësojnë Kosovën në ‘Lojërat Olimpike Dimërore’ Pekini 2022.
Të dy skitarët e skijimit alpin kanë përmbushur normat olimpike në ciklin kualifikues, i cili u mbyll të dielën.
Tahiri, 32-vjeçar, ka fituar katër norma olimpike në disiplinat e sllallomit, sllallomit të madh, kombinimit alpin dhe lëshimit.
Kryeziu, 17-vjeçare, është kualifikuar në disiplinën e sllallomit të madh.
Kiana është bërë sportistja e parë femër që do ta përfaqësojë vendin tonë në një Olimpiadë dimërore.
Dy norma olimpike i kishte fituar edhe Arbi Pupovci, në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit të madh, por rregullat e Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë, parashohin që shtetet të cilat nuk kanë sportistë në mesin e 30 më të mirëve në këtë sport, kualifikohen me vetëm një sportist për gjini.
Ekipi Olimpik i Kosovës ka debutuar në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018, me sportistin e vetëm, Albin Tahiri, i cili kishte garuar në pesë disiplinat e skijimit alpin.
Kosova është në mesin e 90 shteteve pjesëmarrëse në Olimpiadën e Pekinit, e cila do të mbahet në Pekin të Kinës prej 4 deri më 20 shkurt 2021.

Back to top button