Pas Klan Kosovës, ARBK i pezullon certifikatën edhe Artmotion

Zëvendës Drejtorja e ARBK-së, Lebibe Haliti, dje ka marrë vendim të shfuqizoj çertifikatën e biznesit Komanisë “Art Motion”.

Një ditë pasi iu shfuqizua sërish çertifikata televizionit Klan Kosovës, ARBK-ja ka shfuqizuar çertifikaten e krejt Kompanisë “Art Motion”.

Sipas këtij vendimi, ARBK-ja obligohet për zbatimin e këtij vendimi.

Në arsyetimin e vendimit, të cilin e ka siguruar gazeta Nacionale, tregohen arsyet e këtij vendimi.

Certifikata e Biznesit e Kompanisë “Art Motion” sh.p. shfuqizohet nga ushtruesja e detyrës së Drejtores së Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), për shkak të kërcënim serioz ndaj sigurisë publike, të shkaktuar me shkeljen e normave kushtetuese nga vetë ky biznes”, thuhet në arsyetimin e vendimit.

Në vendim, gjithashtu, thuhet se ky biznes ka për synim “lajthitjen e institucioneve të Republikës së Kosovës” përmes regjistrimit si investitorë i huaj për të gëzuar “të gjitha benefitet që sjellë legjislacioni në fuqi”./Nacionale

Back to top button