E mitura nga Shkupi humbi jetën pasi ra nga tricikli

Dje rreth orës 18:30, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Aleksandar Urdarevski”, R.S. (41) nga Shkupi, duke drejtuar një tricikël, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë së bashku me një vajzë të mitur.

Pas aksidentit, të dy janë transportuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, ku drejtuesit të mjetit R.S. i janë konstatuar lëndime fizike.

Ndërkaq, e mitura ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe pas ndihmës ka ndërruar jetë dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerës është dërguar për obduksion.

Back to top button