Pas kritikave rreth programit opozita pyetet: Ku keni qenë deri sot

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka i’u është kundërpërgjigjur kritikave opozitare rreth programit të Qeverisë Kurti II. Ai tha se do të ishte shumë më e lehtë nëse Qeveria Kurti do të trashëgonte punë të mirë, por kjo qeveri trashëgon pushtetin nga një qeveri ilegale.

“Hajde po e marrim si të mirëqenë se kjo qeveri nuk di, siç po e thoni ju. Hajde po e pranojmë siç po thoni edhe ky program nuk është program. Hajde po iu bëjmë qejfin se ju jeni më të mirë. Por ku keni qenë deri sot, ju. Ju keni qenë këtu prapa, ju keni shkru programe, i kemi lexu. Kështu kur po kërkoni operacionalizim dhe metrik në programin qeverisës a keni mundësi me na tregu sa përqind të planeve të programeve të juaja i keni realizu”, tha ai.

Projektet e trashëguara nga ish pushteti, Uka tha se do të kthehen prapa./21Media 

Back to top button