Mbrojtja: Klientët tanë humbën lirinë sepse Prokuroria nuk është gati 

 

Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Pierre Richard Prosper, tha se Prokuroria duhej të ishte gati për të pasur ndonjë datë se kur mund t’i kryejnë hetimet paraprake pasi që ka mbi një vit e gjysmë që e ka paraqitur aktakuzën.

“Prokuroria ka filluar punën para 5 viteve dhe duhej të ishte gati sepse ata e kanë paraqitur aktakuzën para 1 viti e gjysmë dhe ankohen se kanë punë tjera. Pse po e bëni aktakuzën atëherë? Na keni vënë në një pozitë ku klientët tanë kanë humbur lirinë sepse Prokuroria nuk është gati dhe ne po marrim materialin sipas tekave të tyre. Kjo është shqetësuese për ne dhe shkel të drejtat e njeriut”, tha ai.

Në këtë seancë u ankua edhe Ben Emmerson, avokat i Kadri Veseli i cili u shpreh se “Prokuroria është copë-copë në punën e saj”./21Media

 

Back to top button