Pas lajmit për ndarje, Devin dhe Kendall fotografohen së bashku

Kendall Jenner dhe Devin Booker janë rikthyer bashkë?
Më 26 qershor, dyshja janë parë duke kaluar kohë bashkë ne SoHo House në Malibu, vetëm pak ditë pasi lajmi për një ndarje të mundshme mes tyre u shpërnda gjithandej.
Në fotografi duken Kendall dhe Devin plotë buzëqeshje.
Një burim ka thënë se çifti janë të lumtur dhe ka energji pozitive mes tyre.
Ky ribashkim të thuhet, vjen një javë pas raportimeve se çifti kanë ndarë rrugët.


Në raportimet e fundit për një ndarje të mundshme mes tyre u tha se gjithçka ndodhi pasi qenë të pranishëm në dasmën e motrës së Kendall, Kourtney Kardashian në Itali.
“Ata kaluan shumë mirë në Itali. Por, kur u kthyen prapë duket se diçka s’po shkonte aq mirë. Ata e mendonin sikur bëjnë jetë të ndryshme dhe se u duhet pak kohë larg njëri-tjetrit”, citohet të ketë thënë një burim pranë çiftit një javë më parë./21Media

Back to top button