Pas marrjes së detyrës kryetar i Zubin Potokut shkon për homazhe në Prekaz

Pas marrjes së detyrës si kryetar i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka bërë homazhe te varri i heroit, Adem Jashari në Prekaz.

Sot janë betuar tre kryetarët e rinj të tri komunave veriore të Mitrovicës, Ilir Peci nga komuna e Leposaviqit i cili vjen nga radhët e PDK, Lulzim Hetemi nga komuna e Zveçanit i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Izmir Zeqiri nga Zubin Potoku i cili vjen nga radhët e PDK.

Të tre kryetarët betimin e dhanë jo në objektet komunale, por në hapësira alternative për arsyeje të sigurisë.

Numër i madh i policisë së Kosovës dhe atyre të EULEX dhe KFOR, e përcollën ditën e enjte me siguri të lartë për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike./21Media

Back to top button