Pas martesës së detyruar, çifti kurorëzohet për herë të dytë me dëshirë

Historia e dy të huajve që u kurorëzuan vetëm pas një takimi

Para 14 vjetesh ata u martuan në mënyrë të detyruar nga familjet e tyre. Burri i saj quhet Abdal, është 33 vjeçar dhe ka qenë kampion në vitin 2015 në një garë për gatim të ushqimeve. Ai ishte martuar me Nadiyan kur ajo kishte qenë vetëm 19 vjeçare. Cermonia martesore ishte organizuar nga prindërit e tyre me tradita islame në Bangladesh, shkruan DailyMail.

Nadiya Hussain tani është martuar me burrin e saj për herë të dytë. Lajmin e bëri të ditur vet ajo me anë të një postimi në Instagram, ku shihet bashkë me burrin e saj duke firmosur letrat për kurorëzim të dytë.

Happy news: Bake Off's Nadiya Hussain and her husband Abdal have tied the knot for a second time and shared a series of sweet Instagram pictures on Tuesday... 14 years after they wed in arranged marriage as 'complete strangers'

“Asgjë e shtrenjtë, vetëm dashuri. Vetëm ne. Për herë të dytë. Unë dua dhe do të dua gjithmonë. #tëmartuar #përherëtëdytë”, ka shkruar Nadyia poshtë fotografisë.

Edhe Abdal kishte shkruajtur në Twitter për kurorëzimin e dytë, transmeton rtv21.tv.

“Tani nuk mund të ikësh nga unë. Të dua në pafundsi dhe përtej saj Xxx.”

Çifti ka tre fëmijë së bashku: dy djemë, Musa, 10 vjeçar dhe Dawud, 9 vjeçar dhe vajzën e vetme, Maryam, 6 vjeçare.

Në një intervistë për revistën “Good Housekeeping”, Nadiya  ka thënë se ajo nuk e ka njohur burrin e saj, por janë martuar dhe kanë krijuar familje, e më pas kanë rënë në dashuri. Ajo nuk e përjashtoi faktin se në fillim ka qenë e vështirë për të, pasi ajo është martuar me dikë të huaj që nuk e ka njohur më parë./21Media

 

Back to top button