Shala ripërsërit: Taksa ndaj Serbisë do të vazhdojë të aplikohet

Kryeshef i AUV-it tha se kjo agjenci çdoherë punon për të garantuar nivel të lartë të cilësisë së produkteve

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit organizuan tryezë lidhur mbrojtjen e konsumatorëve nga produktet jo cilësore, ku u tha se ligji për mbrojtjen e konsumatorit është i mirë por u kërkua të rritet numri i inspektorëve.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala përmendi disa aktivitete dhe urdhëresa për ndalimin e shitjes së duhanit për të mitur, ndalimin e lojërave kancerogjene, të cilat urdhëresa kanë pasur për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve.

Shala, duke folur për taksën ndaj mallrave serbe, ripërsëriti se taksa do të vazhdojë të aplikohet ndaj Serbisë.

Sherif Fejzullahu nga Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit tha se ngritja e vetëdijes së konsumatorit për cilësi është prioritet i MTI-së dhe këtij Këshilli.

Valdet Gjinovci, kryeshef i AUV-it tha se kjo agjenci çdoherë punon për të garantuar nivel të lartë të cilësisë së produkteve.

Ndërsa, kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha tha se mbajtja e konsumatorëve është prioritet në strategjinë e klubit. Ai kërkoi edhe kontroll më të rreptë në kufijtë.

Ndërkaq, kryeinspektori, Lulëzim Syla tregoi për masat, të cilat janë ndërmarr ndaj atyre operatorëve, të cilët nuk kanë respektuar ligjet në fuqi për produkte në të gjithë sektorët.

Back to top button