Pas mbledhjes së kryesisë, flet Albin Kurti

Kur do të takohet me Isa Mustafën?

Përfundoi mbledhja e Kryesisë së Vetëvendosjes. Pas përfundimit të kësaj mbledhje në një prononcim të shkurtë për media foli lideri, Albin Kurti. Ai bëri të ditur se kjo mbledhje do të vazhdojë nesër paradite.

“Kemi filluar një mbledhje te kryesisë, tash kemi angazhime tjera. Nesër paradite do të vazhdojmë këtë mbledhje të kryesisë.”, tha ai.

Ndërsa i pyetur se a do të takohet sot me liderin e LDK-së Isa Mustafa, ai tha “komunikimet janë të vazhdueshme do të takohemi sa me shpjet që të mundemi”.

Presidenti Hashim Thaçi dje ka pritur në takim konsultativ liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Pas takimit, Kurti ka thënë se takimi ishte i shkurtër, konsultativ dhe teknik, pa efekte juridike, ndërkaq nuk ka dorëzuar emrin e mandatarit për kryeministër. “Do të raportoj në kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe sa më parë të jetë e mundur do të ja sjellim propozimin tonë për kryeministrin e ardhshëm që ky do ta mandatojë”, kishte shtuar gjatë ditës së djeshme Kurti. Ndërsa, presidenti Thaçi i ka dhënë Kurtit afat prej 48 orësh për ta dorëzuar emrin e mandatarit për kryeministër, për çka ka reaguar Vetëvendosjes, me sqarimin se caktimi i afatit kohorë nga presidenti nuk ka bazë kushtetuese.

Ndërkohë, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka shtuar se janë afër marrëveshjes me LDK-në./21Media

Back to top button