Pas më shumë se dy javësh në arrati, arrestohet i dyshuari për plagosje në Gjakovë

Pas më shumë se dy javësh në arrati, sot është arrestuar një person i dyshuar për plagosje.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Lidhur me rastin “vrasje e rëndë në tentativë” të iniciuar me datë 11.04.2025, sot është arrestuar një i dyshuari, mashkull i moshës madhore, mbi dyshimin e përfshirjes në rast. Me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje”, tha Elezaj. /21Media