Pas ndarjes nga Keith, Adriana shijon jetën e natës në vendlindje

Aktorja shqiptare, njëherit deputete në Kuvendin e Kosovës Adriana Matoshi nuk ndalon me postime në rrjete sociale, ku informon ndjekësit me më të rejat nga jeta e saj.

Së fundmi ka ndarë disa video e fotografi, ku shihet në një nga klubet e natës në vendlindje, Gjilan.

Ajo shihet në disponim të mirë me miqtë e saj të ngushtë.

Ndryshe, së fundmi aktorja I dha fund lidhjes së dashurisë me futbollistin Keith Groenveld, gjë që u konfirmua nga ky I fundit.

Matoshi nuk ka reaguar deri më tani asgjë në lidhje me jetën private apo statusin e saj tani.

Ajo është e fokusuar edhe në projekte filmike, në punën që di ta bëjë më së miri./21Media

Back to top button