Pas ndarjes, Shakira nis punën për projekte të reja

Këngëtarja Shakira dhe futbollisti Gerard Pique i dhanë fund marrëdhënies së tyre shumëvjeçare.
Por, krahas ndarjes së bujshme, Shakira nuk po pushon. Në fakt, artistja ka nisur punën në projekte të reja muzikore.
45 vjeçarja u kap nga kamera në Manresa të Spanjës, ku po xhiron videoklipin e këngës së re.
Ndërkaq, Pique tashmë ka nisur romancën e re me 23 vjeçaren, Clara Chia.
Ata nuk kanë hezituar ta bëjnë publike marrëdhënien e tyre, madje janë fotografuar së fundmi në një dasmë së bashku./21Media

Back to top button