Pas njohjes, Osmani bisedoi me presidentin e Kenias

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani njoftoi se sotë gjatë ditës ka zhvilluar s një bisedë telefonike me Presidentin e Kenias, William Ruto, pas njohjes së Kosovës nga ky shtet afrikan.

Osmani në plaftormën X shkroi se njohjen nga Kenia e ka cilësuar këtë veprim si një akt të vërtetë miqësie që forcon pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe bashkëpunimin për paqen dhe sigurinë

“Shpreha mirënjohjen e thellë në emër të popullit të Kosovës dhe rikonfirmova përkushtimin tonë për vendosjen e shpejtë të marrëdhënieve diplomatike. Vazhduam bisedën nga takimet tona të mëparshme për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në tregti, arsim, turizëm dhe fusha të tjera me interes të përbashkët. Të dyja vendet tona janë të përkushtuara për hapjen e misioneve diplomatike si një hap konkret drejt një partneriteti të fortë dhe të qëndrueshëm. Pres me padurim të mirëpres Presidentin Ruto në Kosovë dhe të vizitoj Kenia së shpejti, siç kemi diskutuar prej disa kohësh. Kenia mund të llogarisë në Kosovën si aleate dhe partnere të vërtetë. Fillon një kapitull i ri i partneritetit!”, shkroi Presidentja Osmani./21Media

Back to top button