Pas Parisit, Kurti niset për në Vjenë
Nga Forumi i Paqes në Forumin Ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas Parisit është nisur për në Vjenë. Atje ai do të marr pjesë në Forumin e Ekonomik të Vjenës. Kështu bëhet e ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit.
Ditë më parë, Kurti së bashku me presidenten Vjosa Osmani, kanë qëndruar në Paris, në Forumin e Paqes, ku janë pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Forumi i Paqes ka për qëllim bashkëpunimin ndërkombëtar mes vendeve dhe trajtimeve e çështjeve si ato klimatike, të terrorizmit, emigracionit dhe të pasigurisë kibernetike./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?