Pas përmbytjeve, Pakistani sërish bën thirrje për ndihmë

Pakistani po bën thirrje për ndihmë të mëtejshme ndërkombëtare pas përmbytjeve në vend.
SHBA, Britania e Madhe, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe të tjerët kanë kontribuar, por nevojiten më shumë fonde, tha një zyrtar i ministrisë së brendshme, Salman Sufi për BBC.
Më shumë se 1,000 njerëz kanë vdekur dhe miliona janë zhvendosur që nga qershori, tha Sufi.
Ai tha se qeveria e Pakistanit po bënte gjithçka në fuqinë e saj për të ndihmuar njerëzit.
Njerëzit e zhvendosur presin ndihmë pasi ikën nga shtëpitë e tyre në provincën Karaçi.
“Shtëpia që ndërtuam me vite të tëra mundim filloi të fundosej para syve tanë. Ne u ulëm në anë të rrugës dhe shikonim shtëpinë tonë të ëndrrave duke u fundosur”, tha Junaid Khan.
Provinca e Sindhit në juglindje të vendit është prekur gjithashtu keq, me mijëra të zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
“Pakistani ka qenë duke u përballur me çështje ekonomike, por tani, kur ne ishim gati t’i kapërcenim ato, goditi fatkeqësia e musonit”, shtoi Sufi./21Media

Back to top button