Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet pejani për sulm ndaj policëve

Një burrë në Pejë është arrestuar për sulm ndaj zyrtarëve policorë.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, gjersa policët ishin duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik, i dyshuari i ka penguar në kryerjen e detyrës.
Policët kanë pranuar tretman mjekësor.
Ndërkaq, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button