Pas pezullimit të vizitave dhe komunikimit të Thaçit, Veselit dhe Selimit

Gjykata Speciale ka vendosur të pezullojë pjesërisht vizitat dhe komunikimet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Avokatë të akredituar në Gjykatën Speciale vlerësojnë se pretendimet e Speciales mund të merren si rrethanë rënduese që mund të jetë bazë për një rast të ri penal.

Kryeministri Albin Kurti tha se ky vendim është zhvillim negativ, por sipas tij institucionet e Kosovës i kanë mundësitë e kufizuara që të ndikojnë në këtë gjykatë.

Vendimi i Gjykatës Speciale erdhi pas kërkesës së Prokurorisë Speciale që të pezullohet çdo vizitë dhe komunikim me persona të paprivilegjuar për tre të arrestuarit.

Thaçi, Veseli e Selimi do të mund të komunikojnë vetëm më avokatët dhe anëtarë të ngushtë të familjeve të tyre por vetëm me kërkesë paraprake përderisa të gjitha komunikimet do të monitorohen.
Prokuroria Speciale pretendonte se këta të akuzuar zbuluan identitetet e dëshmitarëve të mbrojtur dhe ua shpërndarë përmbajtjen konfidenciale të dëshmive personave që i kanë vizituar në Qendrën e paraburgimit.

Avokati i akredituar në Gjykatën Speciale, Taulant Hodaj vë në pah mundësinë e ngritjes se rastit të ri për vepër penale kundër administrimit të drejtësisë.

“Është masë e përkohshme deri në një vendim tjetër të gjykatës. Nëse vendimi përfundimtar i gjykatës është se ka pasur këso vlerësimesh normal që nuk do të jetë në favor të akuzuarve dhe kjo mund të merret pastaj si rrethanë rënduese apo mund të jetë bazë për një rast të ri penal, vepër penale kundër administrimit të drejtësisë mendoj që ne ende si kemi parë përgjigjet e mbrojtjes dhe besoj që mbrojtja në mënyrë adekuate do të përgjigjet dhe ti kundërshtojë pretendimet e tyre deri në taë koha sa nuk kemi pozicionin e mbrojtjes është vështirë të thuhet a ka të drejtë prokuroria po jo”, tha Hodaj.

Drejtori i Fondit për të drejtën Humanitare Bekim Blakaj, monitorues i procesit gjyqësor të ish-krerëve të UÇK-së, ndërkaq nuk pret që pretendimet e Prokurorisë Speciale, të ndikojnë në procesin gjyqësor të Thaçit, Veselit e të Selimit.

“Paneli gjyqsor mund të ketë masa të tilla restriktive për një kohë të pacaktuar… Raestriksioni i vizatve do jetë e pekrohshne deir në nje vendin tjeter nuk është masë e jashtligjshne.. Nuk besoj fare që atë që pretendon prokuroia pra që janë nxjerr të dhëna nbi identitetin e dëhsnutarve dhe mbi dëshmitë e dëshnitarëve që janë japë më herët s’besojj që do të ndikojë në vazhdën e procesit e kemi parë edhe në të kaluarën që dështuan shumicën e kohës senacat kanë qenë të mbikqyrura s’besoj që do të ketë ndikim substancial në procesin gjyqësor”, tha Blakaj.

Vendimi i Gjykatës Speciale për të pezulluar vizitat dhe komunikimet me jashtë për drejtuesit e UÇK-së Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin, ngjalli valë reagimesh.

Kryeministri Albin Kurti tha se ky vendim është zhvillim negativ, por sipas tij institucionet e Kosovës i kanë mundësitë e kufizuara që të ndikojnë në këtë gjykatë.

“Është zhvillim negativ, por mundësitë janë të kufizuara që të kemi ndikim. Jeni duke menduar si të ndihmojmë bashkë më Glauk Konjufcën”.

Ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për pezullim të vizitave dhe të komunikimeve për ish-drejtuesit e UÇK-së reagoi edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

“Fakti mbetet se themeluesit e kësaj republike u mbajtën në paraburgim për 2 vite pa gjyq. Një vit me procese të ngadalta. Me këtë ritëm ata do të qëndrojnë edhe 10 vite në paraburgim. Ju prisni që ata të mos diskutojnë se sa i bezdisshëm është procesi? Unë respektoj ligjin. Por kjo nuk është drejtësi”.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, vlerëson se masat e tilla për ish-drjetuesit e UCK-së, janë të rënda.

“Këto masa janë masa të skajshme sidomos për të burgosurit që kanë kalur 3 vjet aty. Janë të rënda nga aspekti i të drejtavë të njeriut janë krejtësisht të papranueshme sepse e rëndojnë një situatë edhe ashtu të rënduar ndikojnë edhe në kualitetin e përgatitjes së mbrojtjes, ndikojnë edhe tek familjarët sepse në rrethana të tilla është problem për vizitaa edhe pse si kanë regjistrat e ndaluar, është një situatë stresi presioni e cila ndikon të të gjitha palët”.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor të vitit 2020./21Media

Back to top button