Pas prishjes koalicionit LDK-PDK, Prishtina nuk rrezikon të shkojë në zgjedhje

Pas prishjes së koalicionit mes LDK-së dhe PDK-së në Prishtinë, partitë opozitare në asamblenë komunale i thanë rtv21 se do të vazhdojnë të punojnë për të mirën e kryeqytetit dhe se nuk do t’i bllokojnë projektet të cilat janë në të mirën e qytetarëve. Në anën tjetër nënkryetari i Prishtinës Alban Zogaj i tha rtv21 se janë duke e analizuar gjendjen dhe se ditëve në vijim do të dalin me vendim zyrtar. Ndërkohë monitorues të punës në kryeqytet vlerësojnë se kryetari i Prishtinës pa një koalicion i cili garanton numrat në asamblenë komunale do ta ketë të vështirë t’i shtyjë projektet përpara

Pas dy vjetësh qeverisje në Prishtinë LDK dhe PDK i ndan rrugët përfundimisht. Partia Demokratike Kosovës i dha fund koalicionit për shkak të shkarkimit të drejtorit të shërbimeve publike Ilirik Musliu dhe nën kryetares së komunës Donjeta Sahatçiu, nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Largimi i PDK-së nga koalicioni, LDK i sjell telashe me numrat në asamble.

Nënkryetari i Prishtinës Alban Zogaj i tha se po e analizojnë situatën rreth mundësisë së një koalicioni të ri.

“Ne po analizojmë situatën e re dhe do të marrim veprimet e radhës. Asambleja vazhdon funksionimin. Do të shohim në ditët në vazhdim. Dhe do të ju njoftojmë”, tha për rtv21 Zogaj.

Ndërkohë, partia më e madhe në asamblenë komunale të Prishtinës LVV-së, me gjithsej 17 asamblistë, ka mohuar mundësin e një përafrim me LDK-në. Por, sekretarit i degës së LVV-së në Prishtinë, Egzon Azemi, thotë se LVV-së nuk do t’i bllokojë proceset që janë në të mirën e kryeqytetit.

“Jo nuk mund të kemi përafrim me një kryetar ku skandalet i dalin çdo ditë, mirëpo ne edhe më herët ishim kionstruktiv kemi votuar ligjet dhe nuk do ta bllokojmë punën në kryeqytet për të mirën e qytetarëve mriëpo nuk mund të bëjmë koalicion me dikë i cili çdo ditë me shumë po i shpërfaq siç është shkëmbimi i pronave, rënia e kulmit etj”, tha Azemi.

Pas prishjes së koalicionit komunal LDK-PDK, u shtuan zërat për zgjedhje të parakohshme në Prishtinë.

Hulumtuesi në Organizatën Iniciativa për Progres, Valmir Ilazi, për rtv21 thotë se komuna nuk do të shkojë në zgjedhje, por kryetari Rama do ta ketë shumë të vështirë që t’i shtyjë projektet përpara.

“Jo i vetëmi problem do të jetë mungesa e numrave për projekte, vendi shkon në zgjedhje nëse nuk e zgjedh kryesuesin 30 ditë pas themelimit, nëse nuk e miraton statusin e saj, nëse nuk e miraton buxhetin ose nëse nuk mbanë mbledhje për një periudhë më të gjatë se gjastë muaj pra i vetmi problem do te jene numrat e shumicës miratimi i projekteve ne asamble”, tha ai.

Për miratimi e një projekti apo vendimi, nevojitet mbështetja e 26 asamblistëve nga gjithsej 51 asamblistë./RTV21/21Media

Back to top button