Një burrë sulmoi doktoreshën për një dokument mjekësor

Një person në Janjevë e ka sulmuar një person zyrtar mbrëmë rreth orë 17:45.

Policia ka thënë se i dyshuari ka sulmuar doktoreshën pasi nuk i ka lëshuar një dokument që nuk i lëshohet pacientit.

“I dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-doktoreshë në shenjë revolte për një dokument mjekësor i cili me rregullat e mjekësisë nuk i lëshohet pacientit”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button