Pas reagimeve, Ëmbla kthehet në shkollë!

 
Pas publikimit të lajmit dhe reagimeve të shumta nëpër rrjetet sociale, Ëmbla e vogël është kthyer në shkollë. Por a dështoi sistemi arsimor duke e ndarë vajzën nga nxënësit tjerë, vetëm pse është me Sindromin Down!? Ministri e Arsimit në Maqedoninë e Veriut Jeton Shaqiri thotë se i vjen keq dhe se nuk dëshiron të përsëriten raste të tillë.
“Ju them të drejtën se edhe po emocionohem nga situata. Unë më prindërit e Ëmblës kam komunikuar dje. Përpos me prindërit kamë komunikuar edhe me drejtorin e shkollës, dhe dua të falënderoj në këtë situatë  të gjithë mediumet apo gazetarët që u përfshinë në këtë proces, por dua  që në situatë tjetër të kem komunikim me gjithë secilin prindër  ose pedagog edhe drejtorë në situatë të këtilla, për shkak se Ëmbla është një fëmijë i mirë edhe si të gjithë të tjetër që kanë qenë në atë klasë edhe do flas si ministër edhe nuk besoj se ka prind që dëshiron  që ky rast të përsëritet edhe shpresoj të jetë rast i fundit”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës.
Edhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari bashkë më prindërit e Ëmblës gjatë ditës së sotme kanë vizituar shkollën. Ai tha se është bërë gabim që vazhdimisht ia kanë ndërruar klasat Ëmblës.
 “Gabimi i vetëm është se ka nderuar dy-tre klasa. Kanë pas ndonjë marrëveshje njëri nga prindërit së bashku me mësuesen që Ëmbla të ndërrojë dy-tre klasë edhe këtu është gabimi. Këta fëmijë nuk durojnë që t’i ndërrojnë ambientet sikur edhe  sikur edhe ne që nuk mund t’i ndërrojmë ambientet brenda ditës. Unë shpresoj se kjo do korrigjohet dhe falënderoj Ilirin që e alarmoi këtë punë  pasi kjo ka ndodhë dy-tre javë para gjysmëvjetorit, dhe kjo ka ndodhë tash së paku tash mos përsëritet ai lëshim. Kjo më besoni është në alarm i mirë për vetëdijesimin e të gjithë qytetarëve”, pohoi Arben Taravari, kryetari komunës së Gostivarit.
Ilir Ademi babai i Ëmblës shpreson se ky do të jetë rasti i fundit që është duke ndodhur me fëmijët me nevoja të veçanta.
“Falënderoj shumë që u angazhuat që të zgjidhet ky problem. Shpresoj se do zgjidhet edhe shpresojë që  kjo do jetë e fundit  me këta fëmijë. Jo vetëm për vajzën time por në përgjithësi”, theksoi Ilir Ademi, prind i Ëmblës.
Ndryshe Ëmbla Ademi, pas një peticioni të prindërve të nxënësve, ishte ndarë nga klasa dhe mësimin e ka ndjekur në sallë e vetmuar me asistenten e saj.  Pas peticionit ishte vendosur që ajo të shkojë nga një klasë, në klasë tjetër. Avokati i Popullit  ka paralajmëruar se do të vizitojë shkollën e Ëmblës edhe do të marr të gjithë masat e nevojshme./21Media

Back to top button