Hyrje-dalje në Kosovë pa certifikatën e vaksinimit me tri doza, Sinani përshëndet propozimin

Ardita Sinani, kryetare e Komunës së Preshevës, ka përshëndetur propozimin për ritkhimin e hyrje-daljeve në Kosovë pa certifikatën e vaksinimit me tri doza dhe pa testin PCR me dy doza.
Në një postim në Facebook, Sinani ka thënë se uron që ky propozim i sotëm të bëhet nesër vendim.
“Falënderoj autoritetet e Kosovës që kanë marrë parasysh adresimin e shqetësimit tonë si Komunë e Preshevës”, ka shkruar Sinani.
Rishqyrtimin dhe lehtësimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në vend pritet që Ministria e Shëndetësisë ta bëjë gjatë ditës së nesërme.
Ministri Rifat Latifi ka thënë se për shkak të situatës pandmike janë krijuar kushtet për lirim të masave./21Media

Back to top button