Pas rrëmbimit të policëve, KFOR-i thirrje Kosovës e Serbisë që të ulin menjëherë tensionet
KFOR këtë të enjte u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë t’i ulin tensionet dhe të përmbahen nga veprimet e njëanshme që mund të çojnë siç thotë “në përshkallëzim të mëtejshëm”.
Ky reagim vjen pas rrëmbimint të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës një ditë më parë.
KFOR-i ka deklaruar sërish se nuk ishte në zonën kur tre policët kosovarë u kidnapuan nga forcat serbe. Po ashtu rrëmbimin e policëve KFOR e cilëson si arrestim.
“Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO nuk ishte në zonë kur tre policë të Policisë së Kosovës u arrestuan dje nga Policia e Serbisë. KFOR-i ka dërguar një ekip në zonë dhe ka vendosur kontakte me përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe të autoriteteve serbe. KFOR-i është gjithashtu në kontakt të rregullt me misionin e udhëhequr nga BE-ja për Sundimin e Ligjit, EULEX”, thuhet në komunikatën e KFOR-it./21Media.