Mes kritikave dhe akuzave përfundon debati parlamentar për rrëmbimin e tre policëve

Në Kuvendin e Kosovës ka përfunduar debati parlamnetar për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.

Partitë opozitare kanë kritikuar kryeministrin Kurti për qasjen e tij arrogante ndaj aleatëve ndërkombëtarë.

Ndërsa, Kurti, duke raportuar para Kuvendit është shprehur se KFOR-i duhet të marrë përgjegjësinë efektive për ushtrimin e funksionit të saj mbrojtës, ndaj agresionit dhe shkeljes së sovranitetit territorial të Kosovës.

Pas fjalimin të tij, Kurti ka lëshuar sallën plenare, siç tha për shkak të angazhimeve të tjera.

Debati parlamentar për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe ka zgjatur rreth 5 orë.

Aktualisht Serbia po i mban tre zyrtarë policorë të Kosovës të cilët i ka rrëmbyer të mërkurën në veri.

Policia e Kosovës ka deklaruar se tre zyrtarët kufitarë janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vijën kufitare në veri të Kosovës derisa kanë qenë në detyrë, thellë brenda territorit të Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale.

Back to top button