Pas sherrit në lokal, autori ia zuri pritën me kallash

Detaje nga vrasja e 45 -vjeçarit

Detaje të reja dalin në dritë pas vrasjes së 45-vjeçarit, Martin Ndreca, në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Viktima dhe autori i ngjarjes, shtetasi Ndue Zefi, kanë qenë duke pirë alkool në një nga lokalet e zonës deri në orët e vona të natës që lamë pas.

Aty ka nisur sherri midis tyre për arsye banale, duke përfunduar në vrasje.

Pas sherrit, 37 vjeçari ka shkuar në shtëpi duke marrë një armë kallashnikov dhe duke pritur viktimën pranë shtëpisë së tij.

Aty e ka qëlluar me 5 plumba, ku vetëm njëri prej tyre ka kapur 45 vjeçarin në pjesën e shpatullës, plumb i cili ka qenë fatal për të.

Pas ngjarjes, autori ka ikur nga vendi i krimit. Policia po punon për ta arrestuar./oranews

Back to top button