Pas shkarkimit të drejtoreshës, Hyseni: S’i shkelim parimet
Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni ka reaguar pas lajmit se është shkarkuar drejtoresha e Arsimit në këtë Komunë.
“Se parimet nuk i shkelim e kemi përcjellë mesazhin disa herë. Të vendosur jemi në qëndrimet tona se shpresa e qytetarëve për ndryshim nuk do të mbytet për aq kohë sa ne drejtojmë institucionet. Ju garantojmë për këtë”, ka thënë Hyseni.
Sipas Hysenit, ankesat se konkursi për rekrutimin e mëshimdhënësve s’po shkon si duhet, janë të mjaftueshme për të ngjallë dyshime për mbarëvajtjen e këtij procesi.
“Disa ankesa janë të mjaftueshme për të ngjallë dyshimin se një proces nuk po shkon siç duhet, andaj konkursi për rekrutim të mësimdhënësve në Drejtorinë Komunale të Arsimit anulohet dhe kthehet në pikën zero, duke ju mundësuar të gjithë aplikuesve vlerësim të drejtë. Barazia dhe drejtësia janë dy parimet që percjellin punën tonë, dhe nga të cilat nuk ndahemi. Vazhdojmë të qeverisim drejt, për çfarë edhe jemi zotuar para jush. Ndryshim. Ndershmëri. Profesionalizëm”, përfundon shkrimi i Hysenit.
Ndryshe, pasditën e sotme është shkarkuar drejtoresha e Arsimit në Komunën e Gjilanit, Selvije Sylejmani./21Media