Pas shortit për çerekfinale, mësohet edhe ai i gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve

Në Nyon të Zvicrës u mësuan çiftet e çerekfinales së Ligës së Kampionëve, kurse pas këtij shorti, klubet mësuan edhe kundërshtarët e tyre potencial në gjysmëfinale të kësaj gare.

Real Madridi do të përballet me Chelsean, kurse duel interesant është edhe ai mes kampionit anglez dhe gjerman, Manchester City dhe Bayern Munich.

Shortit i ka “shpëtuar” paksa Interi, i cili do të përballet me skuadrën e Benficas, kurse në çerekfinale do të kemi edhe derbi italian mes Milanit dhe Napolit.

Ndërkaq, klubet kanë mësuar edhe rrugën e tyre drejt gjysmëfinales.

Fituesi i Milanit dhe Napolit do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Benficas dhe Interit, kurse fituesi i ndeshjes mes Real Madridit dhe Chelseat do të ndeshet me fituesin e duelit mes Manchester Cityt dhe Bayern Munichut.

Çerekfinale drithëruese; Reali përballet me Chelsea, derbi italian mes Milanit dhe Napoli

Shorti i çerekfinales së Ligës së Kampionëve, që po mbahet në Nyon të Zvicrës, ka prodhuar duele tejet të forta.

Kampioni aktual evropian, Real Madrid do të përballet me skuadrën angleze, Chelsea.

Po ashtu, përballje tejet e fortë do të jetë edhe ajo mes kampionit anglez dhe gjerman, Manchester City dhe Bayern Munich.

Ndërkaq, ky short ka prodhuar edhe derbi italian, ku skuadra e Milanit do të përballet me liderin aktual të Serie A, Napolin.

Shorti i Ligës së Kampionëve – faza e çerekfinales

Real Madrid – Chelsea

Inter – Benfica

Manchester City – Bayern Munich

AC Milan – Napoli

Shorti i çerekfinales së Ligës së Kampionëve

Ka filluar ceremonia e hedhjes së shortit të Ligës së Kampionëve, që do të përcaktojë çiftet e fazës së çerekfinales së kësaj gare.

Tetë skuadrat e fundit që po luftojnë për trofeun prestigjioz të Ligës së Kampionëve janë Real Madridi, Bayern Munichu, Benfica, Chelsea, Manchester City, Milan, Inter dhe Napoli.

Si funksionon shorti?

Shorti i çerekfinales së Ligës së Kampionëve është një short i hapur, që do të thotë se dy skuadra nga i njëjti shtet mund të përballen mes vete. Kjo nënkupton që ne mund të shohim potencialisht një ndeshje mes dy skuadrave nga Serie A (derbi i Milanit) ose një përballje të Premier Ligës mes Cityt dhe Chelseat.

Kliko KËTU për ta ndjekur.

Back to top button