Pas shpërthimit në veri, sot situatë e qetë

Situata në veri të Kosovës është e qetë, pas shpërthimit të mbrëmshëm ku mbetën të lënduar dy persona.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Mitrovicën veriore, Veton Elshani.

Ai tha se ende nuk ka ndonjë të arrestuar, por Policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit.

Të hënën rreth orës 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një granate dore te hoteli Bisevac në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicën e Veriut, si pasojë e shpërthimit dy persona janë lënduar dhe janë dëmtuar 7 vetura./21Media

Back to top button