Pas suksesit të Cenës reagon Kuka: Fabrika e medaljeve nuk po ndalet

Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka thënë se fabrika e medaljeve nuk po ndalet. Këtë Kuka e tha duke komentuar lajmin e mrekullueshëm nga Kampionati Evropian i juniorëve, ku xhudisti Dardan Cena arriti ta fitojë medaljen e bronztë në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Kuka i cili festoi dje ditëlindjen, tha se dhurata më e mirë që e mori ishte nga Praga, ku edhe po mbahet Kampionati Evropian U21.
“Fabrika e medaljeve nuk po ndalet. Dardan Cena i mrekullueshëm, edhe një medalje për Kosovën në Kampionatin Evropian. Çfarë befasie e Dardanit sot. Fabrika e stacionuar në qytetin e Pejës kësaj radhe protagonist një garues mashkull, i ardhur tash e 4 vite nga Prishtina ku kishte filluar xhudon te baba i vet Anton Cena. Punoj me ngulm dhe erdhi i ri kur u nda nga familja por mundi filloj të shpaguhet. Ai e solli në klubin tonë ma besoj djalin e tij dhe sot besoj që Dardani na bëri të gjithëve krenar me 5 luftëra me Ippon të fituara dhe një humbje. Kategoria 73 kg. Të lumtë Dardan”, ka shkruar ai, duke shtuar se Erza Muminoviqi dje ishte e 5-ta në Evropian./21Media

Back to top button