Pas sulmeve ndaj Jasharajt, SBAShK thirrje për ndaljen e presioneve ndaj grevistëve

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës ka kërkuar të ndalen presionet. Sipas SBAShK presionet vijnë nga qeveria e deri te një numër i vogël i prindëvre.
“Qeveria – rasti i djeshëm i vizitës së Kryeministrit Kurti në Podujevë, ashtu edhe nga një numër i vogël i prindërve me fëmijët e tyre (nxënësit) që tentojnë ta thyejnë grevën.”, thuhet në reagim.
SBASHK gjithashtu u bën thirrje prindëreve që të i ndalin sulmet dhe preonet.
“Ju bëjmë apel prindërve që edhe përkundër që numri është i vogël që tentuan me nxënës ta thyejnë grevën me presion ndaj grevistëve, që të heqin dorë nga kjo metodë, sepse në këtë formë në asnjë mënyrë greva nuk mund të ndërpritet. Presionin ta orientojnë drejt Qeverisë duke kërkuar zgjidhje për të filluar punën institucionet arsimore.Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut është duke i përcjell me vëmendje dezinformatat nga kushdo qoftë, të cilat kanë qëllimin e vetëm përçarjen e anëtarësisë sonë. Të gjitha këto do ti paraqesim pranë organeve të drejtësisë.”, vijon reagimi.
Ndërsa thirrje është bërë edhe ndaj organeve të rendit.
“Apelojmë te organet e rendit dhe organet tjera që me vëmendje ti përcjellin rastet si ai i djeshmi ndaj kryetarit Jasharaj dhe tentuesit e prishjes se rendit ti vejmë para organeve të drejtësisë, po ashtu edhe nxitësit të cilët me dezinformata të ndryshme nxisin këto sulme.”, thuhet në njoftim.
Dje një qytetar mbesat e të cilit vijojnë mësimin në shkollën “Ismail Qemaili” në Prishtinë, ka tentuar ta pengojë ekipin e SBAShK-ut, duke kërkuar nga kryetari Rrahman Jasharaj, që ta ndërpresin grevën në arsim. Policia ka njoftuar se qytetari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button