Pas sulmit ndaj policisë, reagon Sindikata e Policisë

Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër sulmin ndaj zyrtarëve policor i cili ka ndodhur natën mbrëmë në veri të vendit.
“Zyrtarëve policorë u dëshirojmë shërim të shpejtë, kurse nga organet e drejtësisë kërkojmë që të veprojnë sipas ligjit ndaj kryesëve të këtyre veprave penale. Veprimi sipas ligjit nga Prokuroria dhe Gjykata do të ndikonte në parandalimin e sulmëve ndaj zyrtarëve policorë dhe veprave tjera penale. Policia e Kosovës janë krenaria e të gjithë neve prandaj ju jemi mirënjohës për punën, sakrificën, guximin dhe profesinalizmin që po e tregojnë për çdo ditë në përmbushjen e misionit të tyre”, thuhet në reagimin e Sindikatës.
Pesë zyrtar policorë kanë pësuar lëndime gjatë kryerjes së detyrave zyrtare duke vepruar në ndjekjen e krimit të organizuar dhe kontrabandës.
Back to top button