Pas takimit 3-orësh në Beograd, Vuçiq dhe kryeministri hungarez përballen me një lojë biladro

Kryeministri hungarez Viktor Orban ishte për vizitë në Beograd ku u prit nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas një bisede tre orë e gjysmë ata gjetën kohë edhe për një lojë bilardoje.

Vuçiq njoftoi për takimin përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Pas tre orë e gjysmë bisedime për çështjet strategjike dhe marrëdhëniet dypalëshe mes Hungarisë dhe Serbisë bëra një ndeshje miqësore bilardoje me kryeministrin Orban”, shkroi Vuçiq në Instagram.

Lideri serb është shprehur “krenar” për miqësinë mes serbëve dhe hungarezëve./21Media

Back to top button