Anglia vazhdon me fitore, mposht edhe Ukrainën

Pas Italisë, edhe Kombëtarja e Ukrainës ka pësuar humbje ndaj Anglisë në ciklin kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Wembley”, Kombëtarja e Anglisë e ka mposhtur Ukrainën me rezultat solid 2:0.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi kapiteni i “Tre Luanëve”, Harry Kane, i cili shënoi në minutën e 37’ për 1:0.

Ndërkaq, golin e fundit të ndeshjes e shënoi Bukayo Saka, i cili e vulosi fitoren e Anglisë me rezultat 2:0 në minutën e 40’.

Me pikët e reja, Anglia zë vendin e parë në Grupin C në kuotën e gjashtë pikëve, krahas Ukrainës që zë vendin e fundit me asnjë pikë të arkëtuar.

Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të Anglisë

Back to top button