Pas tërmetit, strukturat e emergjencave civile kalojnë në gadishmëri

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka kaluar në gadishmëri të gjitha strukturat e emergjencave civile për shkak se tërmeti që sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64.
“Edhe pse shumë herët, deri në këto momente nuk raportohen dëme, megjithatë të gjitha strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë për të evidentuar e me pas reaguar në çdo situate” shkruan ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Lëkundjet e tërmetit që u ndjenë edhe në vendin tonë e kishin epiqendrën në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM, rreth 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit me magnitude 5.6 sipas shkallës Rihter./Oranews

Back to top button